Partia Socialiste ka depozituar një kërkesë në Komisionin e Disiplinës për të marrë masa për deputetët e opozitës që bllokuan foltoren e Kuvendit gjatë seancës së djeshme (5 Tetor) dhe penguan votimin në seancë.

Seanca e anulua për shkak se opozita bllokoi foltoren e Parlamentit dhe Reforma Zgjedhore nuk u votua.

Tensionet nisën pasi maxhoranca refuzoi të votojë në Kuvend ndryshimet e propozuara nga kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, për përbërjen e këtij komisioni.

Ata ngritën pretendimet se Partia Socialiste i ka mohuar opozitës një të drejtë kushtetuese.

Bardhi është shprehur se opozita ka të drejtë të caktojë vetë përfaqësuesit e vetë në komisionin e reformës zgjedhore.

Ai shtoi se ka një tentativë të qartë të grupit të PS për të penguar përfaqësimin e opozitës në këtë komision dhe për të zvarritur realizimin e reformës zgjedhore.

“Nëse opozitës i mbyllet çdo hapësirë, Kuvendi nuk mund të funksionojë në mënyrë normale. Kur nuk realizohen kërkesat e interpelancës, kur nuk lejohen komisionet, kjo do të thotë se parlamenti ka humbur çdo mundësi bashkëjetese normale mes pozitës dhe opozitës”, u shpreh Bardhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re