Një aksident ka ndodhur në Berat, ku një automjet tip “BMW” ka përplasur katër automjete të tjera.

Aksident ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Uznovë, në afërsi të Spitalit Rajonal të Beratit.

Sipas informacioneve bëhet e ditur se një automjet BMW ka marrë përpara 4 automjete si pasojë e shpejtësisë së lartë. Automjetet  e tjera kanë pësuar dëmtime të shumta, ndërsa BMW-ja bërë copë- copë. Mësohet se drejtuesi automjetit ka qenë me shpejtësi të lartë dhe ka humbur kontollin dhe ka përplasur katër automjete, ku ka mbetur i plagosur një person. Sipas burimeve  shoferi që përplasi 4 makina me BMW-në e tij është larguar nga vendngjarja.

Forcat e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës  kanë mbërritur në vendin e ngjarjes  ku po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit në aksin rrugor Berat-Uznovë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re