Skip to content

LAJMI I FUNDIT/ Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë.

Gjykata e Apelit ka shtyrë për ditën e mërkurë vendimin për masat e sigurisë ndaj të arrestuarve në kuadër të hetimeve për skandalin financiar që përfshin kompaninë “Bankers Petroleum”. Ata dolën para këtij organi të drejtësisë për të kundërshtuar masat e sigurisë të vendosura më herët nga Gjykata e Fierit. Në seancën e sotme, Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurimit për 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bankers Petroleum.

Gjatë seancës, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës kineze, të cilët nuk u lejuan të ndjekin seancën nga afër. Ata që kërkuan ndryshimin e masave të sigurisë përfshijnë ish-drejtorin Leonidha Çobo dhe drejtori aktual i kompanisë, shtetasin kinez Hongping Xiao, të cilët janë të akuzuar për mashtrime financiare dhe abuzim me detyrën.

Hetimi i nisur në dhjetor të vitit 2024 zbuloi se kompania kishte deklaruar humbje të vazhdueshme për 20 vjet, duke shmangur pagesën e taksave dhe përfituar rimbursime të paligjshme të TVSH-së në vlera miliona euro. Hetuesit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor dhe Policinë e Fierit, sekuestruan dokumente dhe sende të lidhura me veprimtarinë kriminale pas kontrollove të ushtruara në ambientet e kompanisë dhe në disa banesa private.

Derimë tani janë ekzekutuar 10 masa sigurie ndaj administratorit aktual Hongping Xiao, ish-administratorit Leonidha Çobo dhe disa drejtuesve të tjerë të kompanisë. 5 persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Prokuroria dyshon se zyrtarët e Bankers kanë ngritur një skemë mashtrimi për të shmangur detyrimet tatimore, duke shkaktuar dëm të madh në interesat e shtetit shqiptar dhe duke prodhuar fitime të padeklaruara, të cilat më pas janë pastruar përmes rrugëve të pastrimit të parave.

Gjykata e Apelit pritet të marrë vendimin e saj ditën e mërkurë, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për përfshirjen e zyrtarëve tatimorë dhe institucioneve të tjera shtetërore.