Ikona e humorit shqiptar, Koço Devole, është ndarë nga jeta sot në moshën 75-vjeçare pasi ndodhej prej ditësh i intubuar në spitalin Infektiv, në luftë me Covid.

Devole fillimisht u negativizua dhe doli nga spitali, por u rikthye menjëhere për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore pasi vuante edhe nga leucemia. Kur u shtrua për herë të dytë ai u fut në intubim dhe pas disa ditësh ndërroi jetë.Ai është një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar, dhe numëron në repertorin e tij qindra role, në filma dhe komedi.

Përveçse është një aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor si edhe një prezantues spektaklesh.

Rolet e tij në skene dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re