Dy persona kanë shpëtuar për mrekulli nga mbytja ditën e sotme në plazhin e Golemit. Një 14 vjeçar ka mbetur mes dallgëve, pastaj ka shkuar kushëriri i tij për ta shpëtuar bashkë më një tjetër. Ky eshte momenti kur dy personat rrezikoheshin të mbyteshin, ndërsa ndërhyrja e 44 vjeçarit dhe shokut të tij ka rezultuar deçizive. Duket momenti kur 14 vjeçari, kushëriri i tij dhe një tjetër person janë mes dallgëve. 14 vjeçari A. Gllava më një kamerdare është dërguar në breg, ndërsa 44 vjeçari ka dalë më not me shumë vështirësi deri në mol. Aty kanë qenë të shumtë personat që u kanë ofruar ndihmë. Ai shprehet se ka hyrë për të shpëtuar djalin e vogël dhe ka rrezikuar të mbytet edhe vetë, ndërsa thotë se është nga Berati. Dy personat janë dërguar në spitalin e Kavajës ku kanë marrë ndihmë mjekësore dhe janë larguar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re