Ish prokurori i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Ardian Nezha, i cili ka ushtruar detyrën e prokuroit edhe në rrethe të ndryshme të vendit është kercënuar me jetë. Nezha dhe pjestarë të tjetë të familjes janë kërcënuar nga persona ende të paidentifikuara me anë të sms-ve. Kallëzimi ështe bërë nga vetë ish prokurori.

Kallëzimi është bërë disa muaj më parë ndërsa hetimet janë kryer në mënyrë sekrete. Prokuroria i ka rikthyer policisë materilat për të kryer veprime shtesë për indentifikimin e persove që kanë kërcënuar prokurorin. Mësohet se policia ka identifikuar nr e telefonit nga kunë janë dërguar kërcënimet dhe janë duke u shqyrtuar qelizat telefonike.

Hetimet për rastin janë ende në vijim ku vetë ish prokurori që dha dorëheqjen përpara se të përballej me vetungun pretendon se ai është kërcënuar për shkak të detyrës. Gjithashtu ai shton se kallëzimin e ka bërë në prokurori dhe jo polici pëe shkak se nuk ka dashur që çështja të mediatizohej.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re