Skip to content

Lajmi i fundit/ Koronavirusi, vdes 88-vjeçari në spitalin Infektiv

Ndërron jetë 88 vjeçari në spitalin infektiv, asimptomatik nga covid19

Një pacient 88 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në spitalin Infektiv. Referuar shërbimit infektiv, shkaku i humbjes së jetës ishte si pasojë e arrestit kardiak nga insuficienca kardio-respiratore.

I moshuari ishte bartës i COVID19, por asimptomatik për sëmundjen.  88 vjeçari vuante nga insuficienca renale kronike, stadi i katërt, diabet, hipertension, anemi grave.