Skip to content

LAJMI I FUNDIT/ Mes kaosit dhe tensioneve, Kuvendi miraton me 85 vota pro Reformën Territoriale, mazhoranca arrin shumicën e cilësuar

votimi reforma territoriale

Kuvendi miraton projektligjin për ndarjen e re administrative. Mazhoranca arriti të bëjë shumicën e cilësuar, madje duke tejkaluar 84 votat. 85 vota pro shkuan për Reformën Territoriale.

Në Kuvend ishin të pranishëm 116 deputetë.

Në votimin në parim, projektligji u miratua me 84 vota.

Votimi u krye në momente kaosi dhe tensionesh, teksa deputetët e PD u revoltuan duke hedhur sende të forta drejt kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Sipas Reformës së re Territoriale, numri i bashkive në Shqipëri reduktohet në 46 nga 61. 15 bashki shkrihen ose bashkohen me bashkitë e tjera.