Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare akademiku Rexhep Qosja.

Lajmi është dhënë nga familjarët, të cilët në një postim në rrjetet sociale, njoftojnë se është kryer edhe përcjellja e tij për në banesën e fundit.

Nipi i akademikut bën me dije se akademiku kishte lënë amanet që të mos organizohej ceremoni pritjeje nga familja, ndërsa shton se familjarët nuk do të marrin pjesë në organizime institucionale.

“Njoftojmë se sot, më datë 23.4.2026 është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja.
Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes.
Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja.
Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale.
Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi!”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re