BERAT

Pas disa orësh kërkime, policia dhe zjarrfikësit kanë arritur të nxjerrin një tjetër trup të pajetë nga banesa e djegur në Berat.

Gazetarja Eneida Petova raporton për “BalkanWeb” se dyshohet që trupi i pajetë t’i përkasë babait të 61-vjeçarit Jani Vangjeli, që u nxor më herët i pajetë nga banesa.

61-vjeçari ishte i paralizuar, ndërsa djali i tij, Mateo Vangjeli, 36 vjeç, ishte përdorues alkooli. Banesa e tyre u përfshi nga flakët gjatë natës së kaluar, duke djegur brenda babë e bir.(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re