Skip to content

Lajmi i fundit/ Operacion antidrogë në Berat, ndalohen 80 gra teksa po pastronin hashashin

Screenshot 2022 11 10 at 12 43 11 Operacion antidroge ne Berat zbulohet ferma me bime kanabisi

80 gra që ishin punësuar në një fermë kanabisi në një fshat të Beratit janë ndaluar këtë të enjte.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se gratë janë kapur në flagrancë teksa po pastronin lëndën narkotike.

Operacioni u zhvillua nga drejtoria e përgjithshme e policisë, pas informacionit se në njësinë administrative Kutalli të Beratit ishte kultivuar drogë.

Për shkak të numrit të lartë të të ndaluarve, policia ka përdorur një autobus për transportimin e tyre drejt drejtorisë së Beratit. Ndërkohë, po punohet për identifikimin e pronarëve të fermës së kanabisit.