Kreu i Grupit Parlamentar në PD, Gazmend Bardhi në një deklaratë për mediat tha se në mbledhje me deputetët kanë vendosur të thërrasin në interpelancë kreun e shtetit, Edi Rama pas skandalit të Arben Ahmetajn lidhur me aferën e inceneratorëve.

Bardhi tha se Rama duhet të japë përgjigje në lidhje me këtë aferë dhe se kërkesa e tyre duhet të merret parasysh nga Kuvendi.

“Në përfundim të mbledhjes së grupit, dua të informoj për vendimin për të thirrur në rendin e parë të ditës për interpelancë kryeministrin e vendit për aferën e inceneratorëve. Përgjegjësia e tij penale është çështje e prokurorisë, kryeministrit të japë llogari për procedurat e paligjshme dhe të sqarojë sesi me paratë e 3 mafiozëve po financohet arratia e tyre. Edhe pse janë shpallur në kërkim pagesat për ta vazhdojnë, kërkesa për interperlancë është e detyrueshme për të diskutuar kërkesën e opozitës. Kërkojmë dhe mocion me debat lidhur me aferën e incneratorëve, çështje tjetër është sesi po shkelet rregullorja për të futur në rend dite projektligjin për kanabisit, për PD kjo është e papranueshme pasi nuk është kërkesë e qytetarëve por grupeve kriminale. Këto ishin tre çështje që diskutuam”, tha Bardhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re