Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu në një deklaratë për mediat tha se pas mbledhjes së qeverisë, Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin për kanabisin për përdorim mjekësor.

Manasterliu tha se lidhur me këtë projektligj do të ngrihet dhe një Agjenci Kombëtare për kontrollin që do t’i bëhet të gjithë procesit të prodhimit të kanabisit.

“Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin për kanabisin, për qëllime mjekësore dhe industriale. Nga këshillimi kombëtar ku 61% e qytetarëve u shprehën pro, ka filluar puna nga disa ministri. Ky projektligj përcakton kuadrin rregullator për mënyrën pse si do iniciohet procesi. Qëllimi është rregullimi dhe granatimi i procesit të kontrollit dhe mbikëqyrjes së prodhimin, përpunimit. Aspekte kryesore, lidhen me aspekte rregullatorë që i përkasin nga momenti i kultivimit dhe eksporti i sigurt dhe i kontrolluar. Ka një element të veçantë, aspekti rregullator përcakton edhe institucionet që do merren me kontrollin e përpunimit dhe prodhimit të produkteve për qëllime mjekësore.

Krijohet Agjencia kombëtare për kontrollin e kanabisit. Janë parashikuar të gjitha kushtet për aspektet e dhënies së licencave dhe lejeve me kritere të përcaktuara dhe konsultuara dhe mirë organizuara. Kemi patur gjithë vëmendjen e duhur për të gjithë praktikat më të mira në botë”, tha ajo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re