Një rast i ri me koronavirus është shtuar në Shqipëri. Raportohet se një tjetër person, një 65-vjeçare nga Patosi, ka rezultuar pozitiv në testin e CoVid-19.
E moshuara është nisur me urgjencë drejt Spitalit Infektiv.
Numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 65.