Skip to content

LAJMI I FUNDIT/ SHBA shpall zyrtarisht “non grata” Sali Berishën dhe familjen e tij: I korruptuar dhe minues i demokracisë në Shqipëri

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur Sali Berishën dhe familjen e tij si persona të padëshiruar.

Sekretari amerikan i shtetit ka reaguar personalisht për këtë ngjarje ku e ka cilësuar Berishës si minues të demokracisë në Shqipëri.

Antony Blinken ka njoftuar se ky vendim u mor nga Uashingtoni zyrtar “për akte korruptive” të sih Presidentit dhe ish kryeministrit shqiptar.

“Aktet të korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë jam duke caktuar publikisht Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të afërt si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi #BashkimKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruan sekretari amerikan i shtetit.