Anëtarët e FRD-së kanë kundërshtuar sërish daljen nga ambientet e selisë së tyre pas thirrjes së Bashkisë së Tiranës. Bëhet me dije se anëtarët e FRD-së janë duke ndenjur brenda ambienteve të selisë me qirinj të ndezur, pasi që prej mëngjesit të sotëm i është ndërprerë rryma elektrike.

Kryetari i FRD-së, Sali Shehu është shprehur për FaxNews se ata do të vijojnë të qëndrojnë në ambientet e selisë edhe gjatë mesnatës.

“Është një ngjarje e pazakontë që ndodh. Pak më vonë do të jemi me Sali Shehun. Është një ngjarje që nuk ka precendetë në pluralizmin shqiptar. Rryma elektrike është ndërprerë. Gjkatë ditës së sotme janë regjistruar përplasje në ambientët e zyrave. Ndërkohë kam marrë një prononcim të kryetarit Sali Shehu, që ndodhet brenda brenda ambienteve.”, u shpreh gazetari i FaxNews, Fatjon Gjinaj.

vijon…

 

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re