Dy persona të tjerë janë konfirmuar me koronavirus në Shkodër. Ende nuk dihet mosha e të infektuarve, apo lagjia se ata ku banojnë, por mësohet se këta dy persona e çojnë në 33 në këtë qytet.

Ndërkohë numri i të infektuarve në Shqipëri ka shkuar në 333. Një 67-vjeçar ka vdekur sot pas 13 ditëve i shtruar në spitalin Infektiv, duke e çuar numrin e viktimave në 18 në Shqipëri, ndërkohë që dje vdiq një burrë 75-vjeçar. Mosha mesatare e të prekurve në Shqipëri është 50 vjeç, relativisht e re, krahasuar me vendet e tjera.

Ndërkohë, në Spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi”, dy spitalet COVID1 dhe 2, po marrin shërbim 71 persona, 3 prej të cilëve janë të vendosur në aparate respiratore. Lajmi i mirë është se numri i të shëruarve ka shkuar në 99, mes tyre edhe doktor “Luli”. Dhimitër Kraja ka mundur virusin dhe sot është futur në shtëpinë e tij ku do të vetëkarantinohet për 14 ditë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re