Skip to content

LAJMI I FUNDIT/ Shpërthim me tritol në Laç! Lënda plasëse iu vendos një biznesi

LAJMI I FUNDIT 7

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Laç.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, ku dyshohet se është përdorur tritol. Ende nuk dihen rrethanat e plota të shpërthimit, por raportohet se nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale

Lënda plasëse është vendosur në qepenin e derës së një dyqani që ndodhet në një kompleks shërbimesh

Forcat e policisë janë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e incidentit, ndërsa po punohet për identifikimin e autorëve dhe objektivit të sulmit.