Gjykata e Apelit ka lënë në masën e sigurisë “arrest në burg” shtetasin Eridion Muho, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë.

Vendimi i Apelit erdhi pasi Muho kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.

35-vjeçari Muho, pronar  i një agjencie turistike në qytetin bregdetar, që operon edhe në fushën e transportit ndërkombëtar detar të udhëtarëve të linjës Sarandë – Korfuz, së bashku me viktimën, Armend Nelaj kishin planifikuar të vendosnin lëndën plasëse te njëra nga anijet që operon në linjën Sarandë-Korfuz, për motive konkurrence.

Por, lënda plasëse ka shpërthyer aksidentalisht gjatë tentativës për ta transportuar dhe vendosur në anije. Për pasojë humbi jetën 52-vjeçari Armand Nelaj.

Hetimi ka nisur pas ngjarjes së ndodhur në orën 22.00 të datës 24 Qershor, në afërsi të Portit Detar Sarandë, ku shpërthimi i një sasie ekplozivi i mori jetën 52-vjeçarit Armand Nelaj, biznesmen në fushën e makinerive të ndërtimit.

Nga hetimet dyshohet që Nelaj atë natë po afrohej në kalatën e Portit për të vendosur një sasi eksplozivi në një nga tragetet e linjës Sarandë-Korfuz, por në rrethana ende të paqarta eksplozivi shpërtheu aksidentalisht. Prokuroria dyshon se bashkëpunëtor i Nelajt ishte pikërisht Erdion Muho.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re