Skip to content

LAJMI I FUNDIT/ Të shtënat tek Gjykata e Apelit, qëllohet me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja

640 0 68e3ca3b63710

Zbardhen detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë. Shënjestër ka qenë gjyqtari Astrit Kalaja i cili ka mbetur i plagosur.

Gjyqtari Kalaja është qëlluar brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Në vendin e ngjarjes ka forca të shumta policore, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes.

Gjyqtari Kalaja është shoqëruar me urgjencë drejt spitalit ku po merrte ndihmën mjekësore ku më pas ka humbur jetën .

Mësohet se i plagosur ka mbetur edhe 2 persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.