Pas shumë muajve diskutime e debate, më në fund është arritur marrëveshja për Reformën Zgjedhore. E vetmja pikë e mbetur pezull prej tre ditësh, ishte identifikimi biometrik, që tashmë ka marrë miratimin e Këshillit Politik, një mbledhje e të cilit u zhvillua këtë mbrëmje me mbikëqyrjen e trupës diplomatike Yuri Kim, Soreca dhe Norman.

Tre ambasadorët gjatë kësaj jave kanë patur takime të gjata me negociatorët e Refomës Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili dhe Rudina Hajdari dhe në fund arritën një draft duke e lënë topin në fushën e Bashës.

Ky i fundit, pas diskutimeve me aletatë e tij duket se ka rënë dakord dhe vetëm pak minuta më parë është arritur marrëveshja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re