Durrësi rikthehet në qendër të vëmendjes sa i përket epidemisë së koronavirusit. Një 71-vjeçar ka gjetur vdekjen në qytetin bregdetar, raport Neës 24.
Mësohet se ai ishte i shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi dhe se kishte kishte edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe se ka ndërruar jetë në mesnatën e djeshme. I ndjeri ishte i shtruar prej dy javësh dhe ishte i intubuar dhe vuante nga hipertensioni.
Bilanci i viktimave deri tani në Shqipëri shkon në 27 gjithsej të prekur nga koronavirusi.
