Skip to content

Lajmi i fundit/ Xhamitë do rihapen. Falja në distancë, nuk do te lejohen të moshuarit, gratë dhe fëmijët

xhamia e beqareve berat

Ky është drafti nga komuniteti mysliman që kërkon hapjen graduale të xhamive ku merret përsipër distanca mes besimtarëve dhe ndalimi në objektin e kultit të fëmijëve nën 12 vjeç, të moshuarve mbi 60 vjeç dhe grave.

Do të lejohet falja vetëm e tre namazeve. Kreu i komunitetit myslyman gjatë një interviste për Top Channel shpjegoi 16 pikat.

Dezinfektimi i xhamive konsiderohet një kusht i plotësuar nga zëvendësmyftiu i Tiranës Gazmend Teqja që tregon se sidoqoftë ndalimi i grave për t’u falur në xhami nuk do zgjasë shumë./ Top Channel