Skip to content

“Lajmi i mirë dhe lajmi i keq”/ Ruka: “Trimat që nuk pyesin për COVID-19, po rrezikojnë shqiptarët

Biologu Ethem Ruka duke analizuar situatën pas publikimit të të dhënave nga ISHP për gjendjen në vend nga COVID-19, shprehet se në ditën e fundit përmirësimi i gjendjes është i pakonsiderueshëm.

“Lajmi i keq është se sot numri i infektimeve arriti ne 26, pra 3 me pak se ne ditën me te keqe te shënuar me 4 prill me 29 infektime. Lajm i mire eshte se per here te pare ne Tirane nuk pati asnjë infektim.”, shkroi ai në Facebook.

Ruga mendon se përqindja e te sheruarve u rrit me 1% për te kapur shifren 57%, ndersa ajo e te infektuarve u ul me 1% per te kapur shifren 39%.

“Ditet e fundit permiresimi i gjendjes eshte i pakonsiderueshem, kur numri i rasteve te infektimeve po vjen duke u rritur. Infeksioni vazhdon te transmentohet dhe kjo perben nje rrezik per kontrollin e pandemise.”, tha biologu duke kërkuar masa urgjente per te prere zinxhirin e infeksionit ne vatrat e reja jashtë Tiranës. “’Trimat’ e paket qe nuk pyesin per COVID-19, rrezikojne pjesen dermuese te shqiptareve qe po respektojne rigorozisht distancimin social dhe keshillat e mjekeve. Çdo dite qe humbet ne kete lufte eshte humbje jetesh njerezore e veç te tjerash eshte edhe nje fature e rende finaciare qe e paguajme te gjithe. Duhet me shume pergjegjshmeri dhe ndjeshmeri me e larte nga te gjithe. “E keqja vjen gjithmone atehere kur mendon se e mira dhe suksesi eshte arritur!”