Zëdhënësi i qeverise greke Stelios Petsas ka deklaruar para pak çastesh në një konferencë shtypi se do të hapen kufijtë me Shqipërinë.

Duke filluar nga data 1 korrik, doganat e Kakavijës dhe Kapshticës do të jenë të hapura.

Nga ana tjetër, Mali i Zi ka vendosur të mbyllë kufijtë me Shqipërinë për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus. Vendimi hyri në zbatim nga 21 qershori dhe do të jetë në fuqi derisa ta vendosin autoritetet e Podgoricës.

Mbyllja e kufijve tokësorë është vendosur për shkak të numrit në rritje të shtetasve të infektuar aktiv në Shqipëri, që aktualisht e kalon numrin 700, limit ky i vendosur më parë nga autoritetet malazeze dhe që e kalon shifrën 25 të infektuar për 100 000 banorë.

/shqip