Varianti Delta po qarkullon në Shqipëri. Ekspertët mendojnë se rritja e rasteve të infektimeve në Shqipëri lidhet me mutacionin e Covid.

Epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se ashtu si të gjithë vendet e Europës, edhe Shqipëria nuk bën përjashtim për qarkullimin e këtij mutacioni.

Sipas epidemiologëve, ky mutacion paraqitet më pak agresiv dhe i ngjashëm me gripin. Shembull marrin Anglinë, ku 99 % e rasteve të të infektuarve janë me Deltën.

Situata në Shqipëri është më mirë se vendet e rajonit, dhe kjo sipas epidemiologut Alimehmeti lidhet me vaksinimin dhe imunizimin natyror.

“Po ta krahasojmë me shtete të tjera mund të themi që incidenca është 160, 177 në Spanjë. Këto vende nuk kanë deklaruar emergjencë sepse janë evituar format e rënda”.

Për ekspertët, Gushti pritet të sjellë një tjetër rritje të infektimeve, por ajo që mbetet thelbësore është ulja drastike e të shtruarve në spital.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re