Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar në rrjetin social “Facebook” pas rezultatit për babain e 28-vjeçarit i cili doli negativ pas testit të dytë për koronavirusin.

Meta falenderon mjekët që po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar qytetarët, ndërsa shkruan se ky ishte një lajm i mirë, për të cilin të gjithë kishim nevojë.

Statusi:

Një lajm shumë shumë i mirë këtë mbrëmje, për të cilin kishim nevojë të gjithë! 
Faleminderit dhe një BRAVO të madhe të gjithë mjekëve të shkëlqyer! 
Forca të gjithëve! 
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI! 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re