Që nga data 26 nentor kur tërmeti shkatërrues goditi Shqipërinë, disa media kanë abuzuar rëndë me lajmet e rreme që panikosnin popullin,  duke çuar deri në vrasje qytetarësh (rasti kur u raportua se Spitali i Durrësit po shembej e ku një qytetar mori babain nga frika dhe i ndërroi jetë rrugës për Berat, siç vetë djali i viktimës pohoi para pak ditësh), ku JOQ mban rekordin.

Por jo vetëm kaq. Duke patur në krah këto media joprofesionale që përapin panik, ka edhe nga ata që i kanë shfrytëzuar për tu viktimizuar, duke ditur që media në fjalë nuk e verifikon rastin që denoncohet, por thjeshtë e boton.

Një rast i tillë flagrant u pa mbrëmë teksa publikohej te faqja JOQ Albania. Dikush shprehej se një familje (familja Varaku) është lënë në mëshirë të fatit në zonën e quajtur ”4 rrugët e Shijakut”, ndërkohë që publikonin disa foto të një banese shumë të vjetër.

JOQ, me një mungesë profesionalizmi absolute që për pasojë  mbjell vetëm panik e pasiguri e publikon rastin pa bërë më parë asnjë verifikim nëse ky rast ishte i vërtetë apo ishte një spekullim nga persona që duan të përfitojnë nga fatkeqësia.

E në fakt, ky rezulton të jetë një tjetër lajm i rremë nga JOQ. Sepse, familja Varaku (Bashkia Shijak, Njësia Administrative Xhafzotaj), ka marre banese sociale, 3 dhoma dhe 1 kuzhine. Pra, një banesë  mëse e mjaftueshme për një familje me 7 anëtarë.

Do të mjaftontë profesionalizmi dhe dëshira e mirë nga ana e JOQ që të pyeste në bashkinë Shijak për rastin, që të mos prodhonte këtë lajm të rremë që jo vetëm luan me emocionin e qytetarëve, por edhe i panikos ata duke i bërë të humbin sigurinë.

Kjo është lista, bashkelidhur vendimit të Këshillit Bashkiak të bashkisë Shijak, me emrat e personave të pastrehë, te cilëve ju është dhënë banesë sociale, ku familja Varaku ka përfituar banesë, e cila i jepet çdo medie qe e kerkon, por qe JOQ as nuk ka denjuar ta kerkoje per te verifikuar vertetesine e rastit qe publikoi./Lexo.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re