Një lajm shumë i keq, për futbollin shqiptar dhe jo vetëm, ka ardhur së fundmi, teksa ish-lojtari i të rinjve të Skënderbeut, Dorian Tahirllari, ka ndërruar jetë.Futbollisti para më shumë se një viti, zbuloi se vuante nga tumori malinj në stomak, shtyllën kurrizore dhe në veshka, teksa kërkoi ndihmën e njerëzve për të kryer operacionin. Megjithatë pavarësisht vuajtjeve të mëdha dhe kurimeve, Doriani nuk ia doli dot ta kalojë përfundimisht këtë sëmundje.

Mbrëmjen e djeshme, 18-vjeçari ka ndërruar jetë, duke sjellë një pikëllim shumë të madh tek të gjithë njerëzit që janë njohur me rastin e tij. Ëndrrës së Dorianit për të kaluar këtë sëmundje të keqe dhe për tu bërë futbollit i madh, i ka ardhur fundi këtu! Shprehim ngushëllimet tona për familjarët dhe të afërmit e Dorianit, për këtë fatkeqësi që ju ka ndodhur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re