Mbrëmjen e sotme ndërroi jetë mjeku neurolog Drini Dobi, i cili nuk mundi dot ta fitonte betejën me virusin Covid-19. Dobi ishte dërguar për kurim të specializuar në Itali, nga ku dhe u shua ditën e sotme duke lën pas një trishtim të madh tek kolegët e tij, por edhe te qytetarët të cilët e kanë njohur.

Të ftuar në emisionin “Arena” të moderatorit Dritan Hila ishin mjekët Arben Pilaca, Genc Sulçebe dhe drejtori i Urgjencës Skënder Brataj.

Sapo moderator ka dhënë lajmin e trishtë, mjekët nuk i kanë mbajtur dot lotët, pasi Drini Dobi ishte mik dhe kolegu i tyre.

“Morëm një lajm shumë të hidhur, unë e kam patur shok shkolle. U munduam të bënim…Jeta…”, tha Brataj por fjalët nuk i dilnin nga lotët.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re