Vazhdojnë polemikat për çmimet e dhënë me rastin e FIFA The Best.

Këtë herë kritika ka ardhur nga Thierry Courtois, babai i portierit të Real Madrid, Thibaut, i pakënaqur me përjashtimin e djalit nga tre portierët më të mirë të vitit.

“Nuk e kuptoj pse djali im nuk është përfshirë në listën e kandidatëve për titullin e portierit të vitit”, ka thënë ai për L’Avenir.

“Mendoj se atletët e mëdhenj nuk respektohen aq sa duhet në Belgjikë. Na pëlqen më shumë që t’i japim rëndësi humbjes së dikujt”.

“Unë mund të them se Thibaut do të jetë gjithmonë krenaria jonë dhe se befason në çdo ndeshje me punën që bën në fushë. Bën gjithmonë diçka të çmendur si pritja ndaj Atletico-s që askush nuk e priste”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re