Lakrat e Brukselit e kanë marrë emrin e tyre nga kryeqyteti i Belgjikës, ku u rritën për herë të parë në shekullin e 16-të. Ato duken paksa si mini lakra, por edhe pse përmbajtja e tyre është minimaliste, vlerat dhe benefitet e tyre në shëndet janë të humta.

Lakrat e Brukselit janë në familjen e brokolit, lulelakrës, zarzavateve dhe lakrave jeshile. Kur i përgatisni në mënyrën e duhur, lakrat e Brukselit kanë një aromë të butë, të ëmbël. Por nëse tejkaloni kohën e gatimit të tyre, mund të ndodhë që këto lakra të marrin një shije të hidhur, një strukturë të butë dhe një erë të fortë, si squfuri. Lëndët ushqyese për porcion

Një porcion (1 filxhan) me lakër brukseli të gatuar ka:

Kalori: 56

Yndyrë: 0 g

Karbohidratet: 11 g

Fibra: 4 g

Proteina: 4 g

Ato janë gjithashtu të pasura me vitamina dhe minerale, si:

Vitaminë C

Vitamina K

Folate

Kalciumi

Hekuri

Kaliumi

Përfitimet shëndetësore

Lakrat e Brukselit kanë një substancë natyrale, me bazë squfuri, që quhen glikozinolat glukobrasicinë. Hulumtimet tregojnë se ky përbërës mund të ndihmojë në parandalimin e dëmtimit të ADN-së tuaj që rrit shanset për t’u prekur nga kanceri. Mund të ndalojë gjithashtu rritjen e enëve të reja të gjakut brenda tumoreve.

Ngrënia e shumë lakrave të Brukselit dhe perimeve të tjera krucifere mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër kancerit të stomakut, mushkërive, veshkave, gjirit, fshikëzës dhe prostatës.

Perimet krokante si lakrat e Brukselit mund t’ju ndihmojnë gjithashtu të shmangni probleme të tjera shëndetësore, si presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, sëmundjet e zemrës dhe diabeti. Lakrat e Brukselit kanë gjithashtu karotenoidë, pigmente shumëngjyrëshe që gjenden në bimë, të cilat janë të mira për sytë tuaj.

Rreziqet

Pavarësisht të gjitha përfitimeve shëndetësore të lakrave të Brukselit, konsultohuni me mjekun tuaj përpara se t’i shtoni ato në dietën tuaj nëse:

Ju merrni hollues gjaku: Ashtu si disa perime të tjera krucifere, lakrat e Brukselit janë të pasura me vitaminë K, e cila ndihmon në mpiksjen e gjakut. Nëse merrni ilaçe të quajtura hollues gjaku, sasia e tepërt e vitaminës K mund t’i pengojë ata të funksionojnë ashtu siç duhet. Pyesni mjekun tuaj se sa shpesh është e sigurt për ju të hani lakrat e Brukselit.

Ju keni sindromën e zorrës së irrituar (IBS). Ashtu si perimet e tjera krucifere, lakrat e Brukselit kanë një lloj karbohidrati që trupi juaj nuk mund ta shpërbëjë lehtë. Kjo mund t’ju shkaktojë dhimbje barku, gazra dhe diarre ose kapsllëk./ WebMD

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re