Gazetarja Klodiana Lala tha se, në Elbasan janë dy grupe kryesore kriminale që veprojnë, ndërsa janë dhe një sërë grupesh të tjera të vogla që veprojnë sapo njëri prej grupeve kryesore mund të pësojë goditje.

Ndërsa të tjera Lala tha në “Opinion” se këta grupe kanë dominuar qytetin edhe në tendera e konçensione, ndërsa anëtarë të tyre janë të vendosur edhe në Dubai.

“Janë dy grupe kriminale rivale, por ka dhe grupe të tjera. Ndonjëri nga këto grupe është vendosur në Dubai. Mikael Qosja, i cili është i akuzuar për ekzekutimin e trefishtë sipas policisë ndodhet në Dubai dhe mbrohet nga një grup kriminal. Këtë e thotë policia nuk e them unë. Nuk janë grupe si në qytetet e tjera. Kanë dominuar qytetin në tendera, konçensione, etj. Kishin arritur të shtrinin tentakulat e tyre në të gjitha institucionet”, u shpreh Lala.

Ndër të tjera gazetarja u shpreh se se këto grupe në vite kanë ushtruar ndikim edhe mbi policinë, prokurorinë dhe gjykatën.

“Ndër vite të dyja grupet kanë ushtruar ndikimin mbi prokurorinë, policinë, gjykatën. Ardian Çapja ëhtë bërë baba me mbesën e një zyrtari të lartë të policisë. Pa dyshim ka patur ndikimin dhe interferencat e tij në sistemin policor dhe sistemin e dretjësisë”, tha gazetarja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re