E cilëson si një betejë të fituar, procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje, edhe pse ai nuk konsiderohet I mbyllur në fund të mandatit të dytë qeverisës.

Për kreun e kadastrës Artan Lame, raporton Vizion Plus, lejet e legalizimit të dhëna janë dhjetëfishuar ndër vite, por vlerësohet se janë ende 94 mijë raste të pambyllura, raste që janë problematike

 

Jam I lumtur se legalizimet nuk përdoren më për fushatë. Kjo është një beteje e fituar tashmë dhe nuk janë më kali i betejës në pretimet elektorale. Kemi mbërritur në total në 210 mijë leje legalizimi të dhëna ndër vite.

 

Betejë të fituar konsideron edhe legalizimin e pallateve të braktisura nga pronarët.

 

Në total kemi legalizuar 803 pallate te braktisura nga pronaret.

 

Në një bilanc të punës së tij në krye të kadastrës, Lame thotë se sfida tashmë mbetet në hipoteka, në regjistrimin e pronës në fshat, të tokës shtetërore si dhe digjitalizimin e shërbimeve.

 

Sfida më e madhe është ajo e regjistrimit të tokës bujqësore, pra në fshat, e ndarë që në vitin 1991. Ka më shumë se 20 vjet që ku proces nuk po përfundon për disa arsye

 

Por Lame, raporton Vizion Plus, ka edhe një koment për programin e partisë demokratike për çështjen e pronave.

 

PD thotë se do të vijojë me kthimin fizik të pronave, kjo është gënjeshtra më e madhe. Nuk bëhet më kthimi i tokave, pasi nuk ka më tokë në republikën e Shqipërisë për t’u kthyer.

 

Qeveria bashkoi hipotekat dhe legalizimet në një zyre të vetme, por rezultatet e kësaj reforme janë ende minimale, por për Lamen premtuese për zgjidhjen përfundimtare të çështjes se pronave.