Kreu i Kadastrës, Artan Lame, është kundër fushatave të rivlerësimit të pasurive me një tatim të reduktuar.

 

Sipas tij, për të patur një funksionim normal të tregut është e nevojshme që të ulet tatimi mbi fitimin, i cili sot për shitje-blerjen e një pasurie është në nivelin e 15%.

 

“Në qoftë se do të ulim taksën në një nivel që unë nuk di ta them pasi kërkon një analizë ekonomike, atëherë rivlersimi nuk do të ishte i nevojshëm. Supozojmë se taksa ulet në 6 apo 8% çdo qytetarë nuk do të presë më, por do ta paguajë atë të taksë. Në këtë mënyrë do të ligjërohen dhe formalizohen më shumë prona në vend”, u shpreh Lamë

 

Deri më sot janë aplikuar 5 fushata rivlerësimi pasurie ndër vite, ku mijëra qytetarë kanë përfituar, por ato bëjnë që tregu të frenohet në pritje të fushatës së radhës.

 

Taksa prej 15 % konsiderohet e lartë, ndaj dhe qytetarët nuk kryejnë shit-blerje sepse mendojnë se do të ketë një rivlersim të radhës. Ose gjejnë mënyra jo ligjore, me noterët për të ulur vlerën e pronës, në mënyrë që ti shmangen kostos së tatimit.

 

Gjatë një analize për ecurinë e vitit 2022, Lame u ndal edhe tek efekti që po jep në treg aksioni për të konfiskuar ato pallate që kanë devijuar nga leja e ndërtimit.

 

Për mua ai akson ka dhënë një një efekt të jashtëzakonshëm në uljën e shkeljeve për lejet e ndërtimit që janë në process zbatimi. Ky aksion jep mesazhin që kur goditën oligarkët atëherë kujtdo do ti vijë radha. Unë jam pro kësaj mase.

 

Agjencia e Kadastrës ka dërguar në prokurori për vitin 2022 disa raste për tjetërsim prone, konkretisht në Tiranë, Vlorë dhe Durrës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re