Aktori i madh i humorit, Gëzim Kruja, do të përcillet sot në banesën e fundit në një mënyrë të pazakontë, pa njerëz dhe pa homazhe e vlerësime, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Drejtoresha e Teatrit të Shkodrës, Rita Gjeka, në një lidhje me “Skype” për News24 tha e përlotur se kjo është jashtëzakonisht e dhimbshme, sepse Gëzim Kruja Meriton shumë më shumë.

Megjithatë, Gjeka tha se do të bëhet një organizim i vogël,
ku nga dritaret e shtëpive do t’i japin duartrokitjen e fundit qytetarët
shkodranë, në momentin kur të kalojë makina e funerit.

“Qenka shumë e rëndë, unë e kam dhimbjen shumë të madhe,
sepse Gëzim meriton shumë më shumë. Është bërë një organizim i vogël, që nga
dritaret do të dalin të gjithë e t’i japin duartrokitjen e fundit, kur të
kalojë makina e funeralit. Është një gjë jashtëzakonisht e dhimbshme. Isha 14
vjeçe kur kam dalë për herë të parë në skenë me Gëzim Krujën, nuk do ta harroj
kurrë. Ai i ka marrë dhe do vazhdojë t’i marrë duartrokitjet, sepse është i
pavdekshëm, por do na mungojë”, u shpreh Gjeka.

Që prej kur nuk ishte mirë?

Ka një vit e gjysmë që nuk ishte mirë. Megjithatë, shokët e
tij i organizuan një drekë për 80-vjetorin. Atij iu bë shumë qejfi me të, dhe
mund të jetë takimi i fundit që ai pati me të gjithë shokët dhe miqtë bashkë.
Ai ka ditur me i fal dashuri gjithkujt. Ne mund ta numërojmë Gëzimin si një
person i përditshëm. Edhe pse nuk ishte njeri i teatrit, ai ka qenë përditë me
ne. BW

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re