Homazh për nënën e tij, Mbretëreshën Elizabeth, bëri dhe Duka i York-ut dhe protagonisti i skandalit “Epstein”, Andrew, i cili tha ndër të tjera: “Nënë, dashurinë tuaj për një djalë, dhembshurinë tuaj, kujdesin tuaj, besimin tuaj, do ta kujtoj përgjithmonë.”

Në një deklaratë të lëshuar në prag të funeralit në Westminster Abbey, Princi Andrew – të cilit iu hoqën titujt e nderit ushtarak në mes të skandalit “Jeffrey Epstein” dhe u dëbuan nga jeta publike mbretërore – tha se ishte “një nder dhe një privilegj t’ju shërbeja”.

Duke ndarë një foto të tij si foshnjë që mbahet nga monarkja e ndjerë, Duka tha:

“E dashur nënë, nënë, Madhëri,

Madhëria juaj, ka qenë nder dhe privilegj t’ju shërbej. Nëna e kombit, përkushtimi dhe shërbimi juaj personal ndaj kombit tonë është unik – njerëzit tuaj e tregojnë dashurinë dhe respektin e tyre në shumë mënyra të ndryshme.

Nënë, do ta kujtoj gjithmonë dashurinë tënde për një djalë, dhembshurinë tënde, kujdesin tënd, besimin tënd.

Do të më mungojnë njohuritë, këshillat dhe humori juaj. Ndërsa libri i përvojave tona mbyllet, një tjetër hapet, dhe unë do t’ju mbaj përgjithmonë pranë zemrës sime me dashurinë dhe mirënjohjen time më të thellë.

Zoti e ruaj Mbretin”, përfundon fjalët e tij, i biri Andrew. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re