Skip to content

Lamtumirë Fatos Nano! Bashkëshortja, Xhoana: Sot dita më e errët e jetës

E përlotur dhe me fjalë të ndjera, bashkëshortja e Fatos Nanos, Xhoana Nano u shpreh se kjo është dita më e errët e jetës së saj.

Ajo deklaroi bashkëshorti i saj ishte njeri i vërtetë, që eci mes baltës së politikës, pa u bërë pis prej saj.

“Është dita më e errët e jetës U ndava me njeriun që jetova çerek shekulli. Pata fatin të zbuloj te Fatos vlera dhe cilësi. Disa cilësi të tijat, që me mirënjohje të thellë, besoj se i njohin të gjithë. Në një moment si ky, ia vlen të përmblidhet. Fatosi i ishte i vërtetë, nuk dinte dhe nuk donte të shtirej. Besonte atë që bënte dhe bënte atë që donte. Ai eci mes baltës së politikës pa u bërë pis prej saj. Ai kishte një zemër të madhe, që dilte të falte, të mirëkuptonte. Hakmarrja, ishte cilësi që nuk e kishte, por nuk pranoi ta njihte. Këtë e bëri pasi udhëhoqi vendin pas burgimit të padrejtë, kur vendi ishte në prag të një lufte civile. Ishte i drejtpërdrejt, ndonjëherë kokëfortë, por i ndershëm me veten dhe të tjerët. Ai e donte këtë vend me shpirt.”. theksoi Xhoana Nano.