Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se nga data 1 qershor, kur edhe do të hapen kufijtë tokësorë, nuk do të ketë më karantinë për njerëzit që futen në territorin shqiptar.

Ajo në “Opinion” tha se nga 1 qershori do të hapet gjithçka dhe do të lejohet lëvizja brenda vendit.

Manastirliu tregoi edhe shifrat kur na rrezikojnë rikthimin e izolimit

Fevziu: Nëse rriten numrat a rrezikojmë mbyllje?

Manastirliu: Kurba vazhdon të jetë e sheshtë. Është akumulativi i rasteve që përcakton ecurinë. Ajo që përcakton kthimin pas. Janë rastet pozitive ditore, janë rastet e të shtruarve, rastet në terapi intensive dhe sigurisht dhe fatalitet.

Fevziu: Rastet e rritura të këtyre ditëve, janë vatra apo të shpërndara?

Manastirliu: Janë kontakte të personave të infektuar. Ne aktualisht në Shqëipëri kemi mbi 20 vatra kryesisht familjare. 60% e të prekurve janë në Tiranë.

Fevziu: Kemi rritje të të shtruarve?

Manastirliu: Kemi rritje të të infektuaruve, por janë raste asimptomatikë.

Fevziu: A ndikon vera?

Manastirliu: Nuk mund të themi, pasi nuk ka studime shkencore. Fakti që virusi nuk ka atë agresivitet sigurisht mund të jetë edhe për asrye të imunitetit në një periudhë që nuk është dimër.

Fevziu: Kemi të shtruar të rritur?

Manastirliu: Kemi 21 pacientë. Është një numër i qëndrueshmëm dhe që nuk ka ndryshuar, në terapi intensive nuk kemi ansjë të intubuar.

Fevziu: Në çfarë skenari mund të ktheheshim në mbyllje?

Manastirliu: Nëse do të kishim dyfishim apo trefishim të rateve të reja, karahasuar me para 2 javësh. Nëse do të kishim rritje të të shtruarve duke shkuar tek 80 të shtruar dhe nëse do të kishim të intubuar 15 – 20 raste, atëherë ne stopojmë. Nuk bëjmë hapa të tjerë. Nëse kjo na rritet do të bëjmë hapa pas.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re