Patatet janë të pasura me shumë vitamina dhe minerale. Ato përmbajnë fosfor, hekur, kalçium, fibër, kalium dhe vitaminat A, B dhe C. Të gjitha këto vitamina dhe minerale janë të dobishme për rritjen dhe fortësinë e flokut.

Lëkurat e patateve nga ana tjetër janë të shkëlqyera jo vetëm për flokë të shëndetshëm por edhe për zhdukjen e thinjave. Niseshteja tek ky zhardhok shërben si një ngjyryes natyral dhe prej shekujsh është përdorur për ngjyrosjen e tekstileve të ndryshme.

Përbërësit:
Lëkurat e gjashtë patateve,
Një tenxhere me ujë,
Ziejini lëkurat e patates në tenxhere për të paktën 20 minuta.
Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni lëngun të ftohet.

Më pas përdorni një kullesë ose napë të pastër dhe kullojeni lëngun në një tas të pastër. Hidhni lëngun e lëkurave të patateve mbi flokë që te pjesa e skalpit.
Procesi i shpëlarjes me lëngun e lëkurave të patateve duhet përsëritur disa herë në varësi të thinjave dhe intensitetit të ngjyrës që kërkoni.

/shkollaeshendetit.com