Nga Kastriot DERVISHI*

Vlash Pambuku
Gazetar dhe fotograf sportiv. Lindi në lagjen Mangalem më 31 janar 1934. Gjithë jetën e tij ja ka kushtuar gazetarisë sportive dhe fotografisë. Ka një koleksion fotografik të pasur sportit në Berat. Ka punuar edhe foto të qytetit të Beratit duke marrë pjesë në shumë ekspozita fotografie. Ka punuar shumë montazhe fotosh sportive si në gazetat “Sporti”, “Zëri i rinisë”, revistat “Ylli”, “Pionieri”, “Fatosi”, “”Yllka”. Fitues i disa çmimeve kombëtarë dhe lokal për fotografinë. Mund të quhet dhe arkivi i Beratit në fushën e sportit. Fotografi që ka fiksuar të gjitha aktivitetet sportive në Berat. Ka shkruar libra mbi historinë e sportit në Berat si: albumi “Berati sportiv”, “Historiku i futbollit Tomori”, “Pionierët e alpinizmit shqiptar” dhe“Enciklopedia sportive e qytetit tim”.
Të gjitha gazetat kombëtare duke filluar me gazetën “Sporti” dhe lokale të Beratit me gazetën Kushtrimi që prej fillimit të saj në vitin 1967 dhe deri tek më të fundit për 65 vjet kanë të gjithë materialin historik dhe fotografik të Vlashit për sportet në Berat. E veçanta e arkivit të Vlashit është se shumicën e fotove i ka realizuar vetë. Nga viti 1990 deri në vitin 2017 ka bashkepunuar me te gjitha gazetat lokale ne Berat si: “Lajmetari i Beratit”, “Orakulli i Tomorrit”, “Idea Kombetare”, “Berati” etj, duke pasqyruar të gjithë veprimtarine sportive në Berat.

*Piktor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re