Pastrimi i qytetit të Shkodrës është paralizuar, për shkak se landfilli i Bushatit ka ulur traun dhe nuk lejon asnjë kompani që të depozitojë mbeturinat e qytetit.

Shkak për këtë pengesë u bë mosdarkotesia e bashkisë së Shkodrës në lidhje me vendimin e rritjes së tarifes së depòzitimit me 43 %.

Nisur nga kjo situatë, menjeherë pranë landilldit ka mberritur Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi e cila shprehet se nje situatë e tillë do shkaktojë katastrofë mjedisore për Bashkinë Shkodër dhe se kërkon nje diskutim teknik me instancat përkatëse.

“Jemi para një katastrofë mjedisore, institucionet duhet të ndërhyjnë. Kam vënë në dijeni edhe ministrin Klosi për këtë çështje. Mjetet janë bllokuar sonte dhe situata është e rëndë, e gjithë bashkia Shkodër pa shërbim pastrimi. Prefektja të mbledh palët dhe të gjejë zgjidhjen e shpejtë. E njëjta situatë edhe në bashkinë Lezhë”, tha Ademi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re