Pas vendimit për rritjen e tarifës me 43% për depozitimin e mbetjeve , i cili nuk u prit mirë nga Prefektura dhe Bashkia e Shkodrës ,  Landfilli i Bushatit ul traun për depozitimin e mbetjeve nga Bashkia Shkodër.

Mësohet se dy mjeteve  të pastrimit të Bashkisë Shkodër nuk u është lejuar depozitimi i mbetjeve. Siç shikohet edhe nga pamjet ato gjenden prapa dyerve të landfillit. Ndër të tjera behët me dije se drejtues të këtij institucioni u kanë bërë presion firmave të pastrimit për të firmosur një kontratë të re më çmimin e rritur. Ndërkohë mjetet e tjera po kryejnë pastrimin në qytet dhe do nisen drejt landfillit.

Vendimit për rritjen e tarifës se depozitimit të mbetjeve i ka dalë menjëherë kundër kryetarja e Bashkisë Shkoder , Voltana Ademi , e ndërsa me ane te një shkrese Prefektura e Shkodres ka sqaruar se ky vendim nuk ka marre shprehjen e ligjshmërisë nga ana e Prefekturës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re