Puna në Landfillin e Sharrës ka vijuar normalisht edhe kur vendi është në karantinë. Hyrje-daljet e makinave që zbarkojnë mbeturinat e mbledhura në të gjithë kryeqytetin në këtë Landfill janë të shpeshta.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=qr579PZDxhM?feature=oembed&w=1200&h=675]

Për shkak të rrezikshmërisë që kanë drejtuesit e këtyre mjeteve, për shkak të mbetjeve, kanë marrë masat e lëvizin me maska në fytyrë e doreza. “ABC News” mëson se stafi i punës në këtë landfill është reduktuar prej dy ditësh.

“ABC News” bëri një vëzhgim në disa nga rrugët kryesore të qytetit. Pjesa më e madhe e koshave të mbeturinave ishin të zbrazëta. Por në disa vende, syri të kapte disa persona, që ndodhta pamundësia ekonomike i kishte çuar të gërmonin në këto kosha, për të marrë prej andej kanaçe e bidona plastikë.

Ky veprim i rrezikon ata deri në infeksion, nisur edhe nga situata që vendi ynë po kalon për shkak të përhapjes në masë të COVID-19./abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re