Këngëtari i ndjerë, dr. Flori do të mbushte sot 41 vjeç. Ai u nda nga jeta në një moshë shumë të re, duke lënë pas familjen, miqtë por edhe një karrierë të suksesshme në muzikë.

Miku dhe kolegu i tij, Landi ka postuar një foto në llogarinë e tij në instagram, të Dr. Florit. “28 Shkurt 1979” ka shkruar në dixhiturën e fotos, pa shtuar asgjë më tepër. Reagimet në komente kanë qënë të shumta, ku ndjekësit kanë vlerësuar trashëgiminë dhe kujtimin që ai la pas, si dhe kanë shprehur ngushëllimet e tyre.

Shumë shpejt, grupi West Side Family do të mbajë një koncert në nderim të dr. Florit, ku djemtë do të këndojnë hitet më të njohura të tyre. Sipas informacioneve që vetë ata kanë bërë të ditur në vend të dr. Florit do të ngjiten në skenë këngëtarë të njohur, që kanë bashkëpunuar më herët me ta. /Pamfleti

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re