Landi Hysi i “West Side Family”, është bërë baba për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë këngëtari, i cili është bërë me djalë dhe ka postuar foton e parë me vogëlushin.

“Për momentin nuk ndodhem në shtëpi… Lavdi Zotit”, ka shkruar Landi.

Ndërkohë vëllai i Landit ka publikuar foton e këngëtarit dhe ka zbuluar se partnerja e tij quhet Eva Ago. Partnerja e Landit ka publikuar në Facebook dy foto ku shprehet e emocionuar për dhuratën që u ka falur Zoti dhe ka zbuluar se djalin e kanë pagëzuar me emrin Lukas.

“Sot mëngjesi erdhi bashkë me ty Lukas, biri i vogël siç solle dritën këtë mëngjes urojmë për ty jetë të gjatë dhe Zoti të dhuroftë gjithmonë lumturinë e botës që ne të gëzojmë për ty sa herë të kemi frymë. Landi Hysi dhe Lukas Hysi ju kam gjithçka”, shkruan Eva.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re