I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, avokati Adriatik Lapaj u shpreh se, në Këshillin Politik nuk ka transparencë, prandaj nuk pret një produkt pozitiv, pasi katër persona po vendosin për fatin e Shqipërisë.

“Një produkt që vjen nga mungesa e transparencës nuk ka si të jetë një produkt cilësor. Shqiptarët nuk dinë gjë, janë ulur katër njerëz që diskutojnë aty dhe vendosin fatet e Shqipërisë. Pse të mos kishte një debat më të gjerë, me ekspertët, akademikët dhe shoqërinë civile? Pse çfarë janë këta, zota?

Nuk ka transparencë. Nuk di çfarë bëhet aty. Nga një proces që nuk ka transparencë nuk pres asgjë pozitive. Mua më trishton fakti që opozita politike, po e pranon këtë standard”, tha Adriatik Lapaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re