Aulon Kalaja: Çfarë ndodh në datën 11 dhjetor?

Namir Lapardhaja, anëtar i këshillit Kombëtar: PD po kalon periudhë shumë të vështirë sepse ta mendosh se të katërt ne këtu kemi qenë së bashku nëpër protesta dhe tashmë na duhet të ndajmë mendime të ndryshme. Data 11 dhjetor nuk mund të jetë Kuvendi por vetëm një takim i Berishës me simpatizantët e tij, por nuk mund të kemi një kuvend legjitim. Mendoj se ajo që na mbledh janë bindjet e djathta dhe statute dhe në raste të tilla ne duhet të kthehemi tek interpretimi statuor.

Aulon Kalaja: Foltorja e Beratit çfarë shije ju ka lënë?

Lapardhaja: E kam ndjekur, kishte demokratë në sallë, nuk e mohon askush këtë prani të demokratëve.

Kalaja: Po si nuk mund të jetë legjitim ky kuvend kur kishte demokratë?

Po nuk mund të ketë legjitimitet sepse në fund fare ne do kthehemi tek institucionet. Kuvendi i thirrur nga kryetari i PD e ka deligjitimuar atë të datës 11. Sepse dakord që një e katërta e thërret kuvendin por nuk e vendos dot datën. Statuti përcakton disa rrugë të cilët mund të realizojnë thirrjen Kuvendit.

Problemi është që firmat nëse janë të rregullta, të shkojnë në institucionin përkatës sepse Kuvendi është institucion legjislativ.

Çlirim Gjata: Kjo krizë që po ndodh duhet të na cojë në një zgjidhje që të na cojë për partinë demokratike. Ta fillojmë me statutin.
Parashikon vetëm këtë, që një e katërta e delegatëve thërret Kuvendin. Ua thashë që është një normë që e kanë shumë parti perëndimore sepse kur ka një situatë të tillë i jepet bazës mundësia e reagimit. Statuti i rri pak ngushtë partisë politike, cdo lloj partie. Vetëm këtë thotë statute, asgjë tjetër. Po të kesh precedentë do nisesh nga ato. Përderisa nuk kemi, ai që e vendos i pari rregullin, vendos procedurën e parë. Këta që e thirrën për herë të parë vendosën sesi do shkonte zgjidhja. Duke qenë se mes Kuvendeve Këshilli është organi më i lartë, firmat shkuan tek kreu i këtij institucioni.

Një herë u tha që të bëhej një grup dhe të shkonin të kontrollonin nëse firmat e vendosura, ishin legjitime apo jo. Të gjitha degët dolën dhe deklaruan emrat që kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit.

Namir Lapardhaja: Gjata është edhe jurist dhe nuk mund të thotë se statuti i rri ngushtë partisë. Po thueht se Kuvendin e mbledh vetëm një e katërta e delegatëve, por nuk është e vërtetë vetëm kjo përkundrazi. Kuvendi nuk mund të mblidhet vetëm nga ajo, mund të mblidhet një herë në katër vite. Po edhe ne që duam të shkurtojmë mandatin e Edi Ramës, nuk mundemi, do shkojmë tek zgjedhjet institucionale. Kjo është si cështje e procedurës për referendumeve, të cilat duhet të çohen tek institucionet.

Aulon Kalaja: Mendon se PD do e zgjidhë krizën në këtë lloj mënyre?

Namir Lapardhaja: PD do e zgjidhë krizën vetëm nëse do ketë një vullnet. E thashë që e vetmja gjë që na ngelet është të kthehemi tek institucionet e partisë. Nuk është një çështje aq e thjeshtë.

Ahmetaj: Ne kemi zgjedhur Kuvendin sepse nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër. Ne jemi në komunikim politik tani jo në seancë ku të tregohen nene të caktuara. Ju keni qenë kryetar i degës së Beratit dhe keni dhënë dorëheqje sepse nuk ishit i kënaqur me lidershipin aktual. Ti mund të ishe deputet i zgjedhur nga ato njerëz që të duan por ja që nuk ka ndodhur dicka e tillë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re