Banorët e Laprakës i janë bashkuar takimit të “Nisma Shqipëria Bëhet” pasditen e së enjtes. Në takimin ku u prezantuan kandidatët dhe programi, kryetari i koalicionit për Tiranën, Endri Shabani, tha se i gjithë luksi i pushtetarëve sot mundësohet nga sakrificat e shqiptarëve.

“Nëse do t’ju pyesnin që rrugët që bëhen me taksat tona dhe të mbledhë lekë privati, ju do të votoni Po apo Jo? Nëse do t’ju pyesnin që oligarkëve t’ia japin tokën me 1 euro në bregdet ndërkohë që shtresës së mesme në Tiranë t’ia shesin aq sa duhet të punojnë 12 muaj për të paguar një metër katror, ju do të votonit Po apo Jo? Nëse do t’ju pyesninqë fëmijët tuaj duhet të pijnë qumësht të importuar nga Serbia ndërkohë që fermerët tanë e derdhin qumështin e prodhuar këtu, ju do të votonit po apo jo? Epo të gjitha këto gjëra kanë ndodhur. Kush është pyetur për këto vendime? Sepse në Parlament sot nuk ka njerëz që të flasin për fermerin, për punëtorët, për shtresën e mesme. Por ka vetëm servilë të kryetarëve që ngrejnë dorën për interesa kundër kombit” – tha Shabani.

Ai shtoi se ata që marrin vendime për shqiptarët janë pasuruar ndërkohë që çmimet i paguajnë qytetarët.

“Që Edi Rama të pijë verë 33 mijë euroshe, ne duhet të pijmë ujë depozite. Që ai të udhëtojë me avion privat, ne duhet të ngjeshemi në autobus. Që ata të jetojnë në vila, ne duhet të punojmë dy muaj për një qera. I gjithë luksi i tyre mundësohet nga sakrifica jonë” – deklaroi Endri Shabani në Laprakë duke shtuar se shqiptarët jetojnë në një ishull varfërie të rrethuar nga pasuritë natyrore.

Ndërkohë, Adriatik Lapaj deklaroi se koalicioni do të luftojë pas 11 majit që krahas shumë nismave ligjore, të miratohet edhe e drejta për referendume.

“Ne do të sigurojmë të miratohet ligji për referendumet që fjalën e fundit ta kenë qytetarët. Pavarësisht si vendos qeveria, Parlamenti apo kryetari i Bashkisë, të jeni ju që vendosni në fund. Sepse ndodh që kryeministri çmendet, por duhet të jetë populli që të ketë një instrument për ta ndalur. E keni parë sesi bëhet Shqipëria tym e flakë sa herë përplasen? Sepse nuk ka një instrument që palët të konfliktohen” – tha kryetari i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” teksa bëri thirrje që në 11 Maj të votohet numri 6.

Për Panajot Sokon nga ‘Thurje’ modeli që ofrojnë politikanët sot është alarmant. Ai u ndal tek rasti i Edi Ramës, që i cilësoi votuesit opozitarë si autikë.

“Kur Kryeministri përdor një fjalë që e ka kthyer në zhargon popullor dhe të tjerët e duartrokasin, ky është modeli që frymëzon bullizimin. Ky është modeli që prek çdo fëmijë. Dhe modeli që merr mbështetje popullore kthehet në normë shoqërore. E njëjta gjë përsëritet në politikë. Shikoni në politikë, është një forcë në krye që gjysmën e trupës së vet e ka në burg. Ky është modeli që duam ne? Ndaj në 11 Maj është një luftë modelesh” – tha Soko në Laprakë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko