Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar nga Pogradeci ku zhvilloi një takim me qytetarët, abuzimet e qeverisë me pasuritë natyrore.

Gjatë fjalës së tij, Berisha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama që të qëndrojë larg Drilonit, pasi sipas tij, kërkon që të abuzojë me këtë zonë të mbrojtur, njësoj sipas tij, me abuzimin që bëri me Parkun e Butrintit.

Berisha tha se Rama ka shkëputur një pjesë të Parkut të Butrintit, për të ndërtuar palate.

“Kurrë ndonjëherë ky vend nuk ka njohur një përfaqësim më të shëmtuar se kësaj radhe me “Rilindjen” dhe Edi Ramën. Kandidatët e tyre, pasi kanë vjedhur dhe rrjepur qytetarët, refuzojnë në mënyrë kategorike ballafaqimin. Sepse po të dalin para jush, akti i parë është të tregojnë xhepat e tyre. Si mund të dalë Ilir Deçolli këtu kur Iliri ka mbledhur të gjithë hajdutët e Pogradicit në bashki dhe vjedh bashkë me ta. Vjedhin edhe ndihmat gjermane për komunitetin e Pogradecit.

Si mund të dalë ai kur merr shoferin dhe e emëron drejtor të tenderave. Merreni portretin e tij dhe stamposeni, Ëonted në të gjitha sheshet e Pogradecit. Akoma nuk ka përfunduar rruga Qafë Plloçë-Qukës. Përkundrazi, segmented nuk puqen në një pikë. Për Edi Ramën, qëllimet madhore të qeverisjes së tij janë, të vjedhë taksat e qytetarëve, të udhëtojë me avionë 137 herë, me avion privat me dhomë gjumi e të shpenzojë 22 milionë euro. Largimi i shqiptarëve nga Shqipëria është projekt i tij. Nuk gjendet asnjë lider që të ketë larguar 35 % të popullsisë nga vendi.

Kudo që kaloj gjej gjurmë të një regjimi që sillet si pushtues ndaj Shqipërisë. Isha dje në Sarandë, Butrinti është një mrekulli e jashtëzakonshme. Butrinti është kompleks. Tani ndodhi copëtimi i parkut. Shkëputi qytetin nga pjesa më e ruajtur. Ndodhi copëtimi i parkut. Atë pjesë të mbrojtur e mori për të ndërtuar hotele dhe palate Rama. Të njëjtën gjë po bën edhe me Drilonin. UNESCO e regjistroi si pasuri të njerëzimit. Larg duart e zeza nga Driloni”, u shpreh Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re